Më shumë se 700 personazhe të njohur nga bota e filmit dhe televizionit, duke përfshirë Gal Gadot, Jerry Seinfeld, Jamie Lee Curtis, Chris Pine etj., kanë vendosur emrin e tyre në një letër që tregon mbështetjen e tyre për Izraelin.
Letra u publikua nga organizata jofitimprurëse e industrisë së argëtimit “Creative Community For Peace”.
Në të thuhet: “Ky është terrorizëm. Gjithçka që po ndodh është e keqe. Nuk ka asnjë justifikim apo racionalizim për veprimet e Hamasit. Këto janë akte barbare të terrorizmit që duhet të thirren nga të gjithë. Ata janë një organizatë terroriste, udhëheqësit e së cilës bëjnë thirrje për vrasjen e hebrenjve kudo.”
Letra përfshinte gjithashtu një paralajmërim që u kërkonte figurave publike në industrinë e argëtimit të “përmbahen nga shpërndarja e dezinformatave rreth luftës” dhe të shmangin përforcimin e çdo “propagande”.
“Ne shpresojmë për ditën kur izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë krah për krah në paqe”, përmbyllet letra.
