Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrihet marrëveshje për largimin e të huajve nga Gaza përmes Egjiptit

14:05 / October 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5426
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Egjipti, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për t’i lejuar të huajt që janë në Gaza, të largohen përmes pikës kufitare Rafah drejt Egjiptit, ka thënë një zyrtar i lartë egjiptian.

Ky zyrtar ka thënë të shtunën se Izraeli është pajtuar që t’i ndalë sulmet në zonat ku do të kalojnë të huajt, për t’u larguar prej Gazës së rrethuar.

Ai ka thënë se Katari është përfshirë në negociata dhe që pjesëmarrësit kanë marrë edhe miratim prej grupeve militante palestineze, Hamas dhe Xhihadi Islamik.

Një zyrtar i dytë në anën egjiptiane të pikëkalimit Rafah, ka thënë se kanë pranuar “instruksione” për t’u rihapur në pasditen e së shtunës për të huajt që arrijnë aty prej Gazës.

Zyrtari i parë ka thënë se negociatat janë ende duke u zhvilluar për të lejuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë përmes kësaj pike kufitare.

Të dy zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti sepse nuk kanë qenë të autorizuar të flasin për mediat, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press.

Izraeli ka urdhëruar evakuime masive të palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës për në jug.

Atyre u është dhënë afat që të largohen deri në orën 16:00 të së shtunës, sipas orës locale, dhe më pas pritet të ketë ofensivë eventuale ushtarake të Izraelit në Gaza.

Përshkallëzimi i konfliktit ka ndodhur një javë më parë, kur pjesëtarë të Hamasit kanë kryer sulme të befasishme në Izrael, duke lënë të vdekur mbi 1.000 persona.

Një shifër e ngjashme viktimash është regjistruar edhe në Gaza, si pasojë e sulmeve hakmarrëse të Izraelit, i cili i ka shpallur luftë Hamasit dhe është zotuar për ta shkatërruar atë./ rel

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.