Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bushati: Në vend që t’i japë këshilla publike Kosovës, Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj

18:26 / October 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ditmir bushati 2 712x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, teksa fliste për sulmin në veri të Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon, vlerësoi se Shqipëria në vend që të japë këshilla publike për Kosovën, duhet të bëjë detyrat e saj.

Në një intervistë në “Kjo Javë”, Bushati vuri theksin te nevoja për një komunikim të sinqertë mes Tiranës dhe Prishtinës.

Sulmi në veri të Kosovës ka nxjerrë edhe ndasitë mes Ramës dhe Kurtit. Raportet mes tyre janë të ftohta, edhe në stadium ishin larg njeri-tjetrit…

Duhet të shkojmë pak më thellë se sa te një foto e marrë nga stadiumi. Për fat të keq ne kemi një mungesë kohezioni të faktorit shqiptar në rajon. Në 2016 filluan të dalin mbi tavolinë tema që i kish zënë pluhuri i historisë dhe i arkitekturës rajonale për të cilën SHBA, BE dhe NATO kanë investuar. Në momentin që dolën në skenë tema sensitive që kanë lidhje me territoret, por jo me njerëzit, kanë lidhje me udhëheqësit, por jo me qeveritë, kjo shkaktoi një fragmentim të dëmshëm të faktorit shqiptar në rajon.

Ku ka gabuar Rama me Kurtin?

Unë nuk do preferoj të merrem me individë pavarësisht peshës së pushtetit që kanë. Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës është strategjike për ne. Ne duhet të kemi një koordinim kapilar mes nesh për çështje që kanë lidhje me interesin kombëtar. Ne mund të kemi politika të ndryshme për rolin e shtetit në ekonomi, por kur vjen puna për çështje kombëtare nuk e kemi luksin të kemi një ndarje. Në qoftë se më thua se çfarë mund të bëjë më mire Tirana unë them që më mire se të japë këshilla publike Kosovës se si duhet të shohë X apo Y gjë, ne duhet të bëjmë detyrat tona: kemi bërë një initiative përsa i përket Gjykatës Speciale, sot duhet të themi ku jemi me këtë. Procesi në Këshillin e Sigurimit ka nisur që në vitin 2007 dhe ishte kurorëzimi i një pune të madhe. Dy vjet pas uljes sonë në Këshillin e Sigurimit ne duhet të themi çfarë kemi bërë më mire. Kosova nga ana tjetër nuk ka një derë më të afërt sesa te Tirana.

E ka gjetur të hapur këtë derë?

Besoj se dyert janë të hapura, por ka nevojë për një komunikim më të sinqertë, ka nevojë për shtensionim dhe kohezion.

Ditmir Bushati nisida tufa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.