Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Marrëveshja e pensioneve me Kanadanë, përfitojnë 60 mijë shqiptarë

13:02 / May 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ermal muca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 60 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada janë përfitues të marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe këtij shteti.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ministrja e Punëve të Jashtme kanadeze Chrystia Freeland dhe Ambasadori i Shqipërisë Ermal Muça.

I pyetur nga tirananews.al, z. Muça thotë se “Qëllimi i marrëveshjes është shmangia e mbulimit të dyfishtë për të njëjtën periudhë, bashkimi i periudhave të sigurimit të realizuara në dy vendet si edhe eksporti i pensioneve”.

Ministria shqiptare e Financave në një njoftim të saj thotë se në bazë të marrëveshjes asnjë qytetar nuk do të humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht se ku ka punuar, pasi bashkimi i periudhave do të bëjë të mundur plotësimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet.

Gjithashtu, pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe eksporti i pensioneve, që do të thotë që pensioni do t’ju paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë. Kështu, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, duke mos humbur asnjë të drejtë.

Nënshkrimi përfundimtar i kësaj marrëveshjeje erdhi pas një periudhe të gjatë negociatash për njohjen reciproke të skemave të sigurimeve shoqërore dhe hartimit të marrëveshjeve administrative, duke nisur që prej vitit 2013.

Ndërkohë që Ambasada Shqiptare në Kanada dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të jenë të gatshëm të asistojnë me informacion komunitetin e interesuar shqiptar të Kanadasë në lidhje me procedurat e mëtejshme për njohjen e kontributeve.

Që nga viti 2015 Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me 7 vende të Evropës, dhe aktualisht ndodhet në proces negociatash dhe me 4 vende të tjera ku jetojnë dhe punojnë qyetarë shqiptar.

Kanadanë pensioneve përfitojnë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.