Ish-reperi Fero e quajti të padrejtë vendimin e gjykatës, që e lejon ta shohë vajzën e tij vetëm tri orë në javë.
Arbenita nga ana tjetër reagoi me një shkrim të gjatë ku shprehej se e ka lejuar Feron ta takojë vajzën më shumë se 3 orë, ndërsa e akuzoi se po abuzon mentalisht duke përdorur fëmijën.
Së fundi, Fero ka reaguar sërish. Ai ka paralajmëruar ish-partneren duke i thënë se nëse ajo largohet me të bijën jashtë Kosovës, do ta padisë për rrëmbim.