Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla: Samiti i Tiranës, me shportën plot

23:19 / October 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e konsideron ditën e sotme, kur në Tiranë u mbajt samiti i Procesit të Berlinit një ditë historike. Për të, samiti i Tiranës mund të quhet samiti me shportën plot.

“Samiti i Tiranës mund të quhet samiti me shportën plot. Shporta e kashtës mund t’ju duket ju, por e vërteta është që gjithçka u deklarua qoftë nga Presidentja e KE, qoftë nga Presidenti i Këshillit, por nga lokomotiva e Europës, gjermania është pikërisht për t’i dhënë një dimension zhvillimi ekonomik dhe për ta bërë shportën më të dukshme qëllimi është që deri në vitin 2030,. Prodhimi i Brendshëm Bruto, për të gjitha vendet dhe për Ballkanin Perëndimor në tërësi do dyfishohet. Do të thotë që të ardhurat e çdo qytetari shqiptar, kosovar, boshnjak të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut apo të Serbisë të dyfishohen brenda kësaj kohe për të synuar atë që quhet një arritje e nivelit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor me një pjesë të vendeve anëtare të BE-së. Mesazhi është të bëhet Ballkani Perëndimor pjesë e tregut të përbashkët europian. Ky është një arritje shumë e madhe”, u shpreh Balla.  

Gjatë ndërhyrjes në “Opinion”, ministri falënderoi 1600 forcat e Policisë dhe Gardës, që u angazhuan në të gjithë mbarëvajtjen e eventit të rëndësishëm, pa asnjë incident.

“Gjej rastin të falënderoj për mirëkuptimin edhe qytetarët e Tiranës, të cilët i mirëkuptuan të gjitha masat. I mirëkuptoj disa analistë, të cilët nuk ishin të kënaqur me masat, por masat e ndërmarra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij Samiti janë të përfshira në një protokoll të posaçëm, kudo, në secilin vend ku zhvillohen takime të tilla. Policia Shqiptare ka bashkëpunuar me Interpol, Europol dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve anëtare për mbarëvajtjen dhe sigurinë e plotë të udhëheqësve e pjesëmarrësve gjatë këtij Samiti“, deklaroi Balla.

BE samiti Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.