Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA, 22 shtete me popullsi mbipeshë

23:58 / October 16, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obezee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre shtete me popullsinë më të shëndoshë në Shtetet e Bashkuara janë Virxhinia Perëndimore, e cila renditet e para me 41 për qind , Luiziana me 40.1 për qind dhe Oklahoma 40 për qind, sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Të dhënat e fundit nga CDC duken shqetësuese”, thotë Jamie Bussel nga Fondacioni “Robert Wood Johnson”, një organizatë filantropike me bazë shëndetin publik. “Në 22 shtete niveli i obezitetit tek të rriturit është rreth ose mbi 35 për qind. Vitin e kaluar këtë nivel e kishin 19 shtete. Por nëse shohim të dhënat e një dekade më parë, asnjë shtet nuk kishte nivel obeziteti në shkallën 35 për qind, tek të rriturit. Është e qartë se shifrat tregojnë se nuk po ecim në drejtimin e duhur”.

Veç Virxhinias Perëndimore, Luizianës dhe Oklahomës, në 22 shtetet me popullsi obeze në ose mbi 35 përqind janë: Alabama, Arkansasi, Dalauer, Xhorxhia, Indiana, Ajova, Kansasi, Kentaki, Misisipi, Misuri, Nebraska, Dakota e Veriut, Ohajo, Karolina e Jugut, Dakota e Jugut, Tenesi, Teksasi, Virxhinia dhe Viskonsin.

Normat e obezitetit priren të jenë më të larta mes popullsisë afrikano-amerikane, hispanikëve, popullsisë indigjene dhe banorëve vendas të Alaskës. Çdo shtet amerikan kishte një normë obeziteti prej të paktën 20 për qind.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e cilëson forcimin e mbështetjes për parandalimin dhe trajtimin e obezitetit “një përparësi urgjente”.

“Obeziteti është një sëmundje e shkaktuar nga shumë faktorë, përfshirë ushqyerjen, aktivitetin fizik, gjumin, gjenetikën dhe mjekime të caktuara”, thotë Karen Hacker, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare për Parandalimin e Sëmundjeve Kronike dhe Promovimin e Shëndetit në CDC.

Zonja Bussel vë në dukje nevojën për programe më të fuqishme federale për të ndihmuar familjet që jetojnë në varfëri.

“Në shkurt të vitit 2023, Departamenti i Bujqësisë propozoi rishikimin e vakteve ushqimore në shkolla që përfshinin kufizimin e sheqerit dhe kripës së përpunuar. Mendojmë se këto ndryshime janë tejet të rëndësishme sepse mund të përmirësojnë shëndetin e nxënësve dhe cilësinë e dietës”, thotë ajo.

Sheldon Jacobson, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Illinoisit, ka studiuar mbipeshën dhe thotë se qeveria duhet të investojë më shumë në transportin publik.

“Ne jemi një shoqëri shumë e orientuar ndaj makinave. Ne ndërtojmë komunitetet tona të përqendruara rreth periferive,” thotë ai. “Ne përqendrohemi tek përdorimi I makinës dhe jo në ecjen me biçikletë apo edhe në transportin publik dhe, si rezultat, kjo në thelb kontribuon në shtimin në peshë”.

Shtetet dhe territoret e SHBA-së me shkallën më të ulët të obezitetit janë kryeqyteti amerikan (24.3%), Kolorado (25%), Havai (25.9%) dhe Vermonti (26.8%).

mbipeshe popillsi SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

43 viktima dhe tetë vite pritje: Drejtësia jep vendimin për tragjedinë e urës Morandi

19:10 / July 23, 2026

Apeli rrëzon kërkesën e Joe Bidenit, regjistrimet me bashkautorin e librit mund të publikohen

18:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.