Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Samiti i Berlinit, Sali Berisha: Nuk pati dokument, Rama nuk punoi për shkrirjen e akujve Tiranë-Prishtinë

13:37 / October 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4a8a1008 dcb1 491b ba00 18bf0e97e510
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha doli sot nga selia blu, dhe mbajti një deklaratë për shtyp në lidhje me Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ku tha se nuk solli shtensionim të situatës në rajon.

“Samiti padyshim u mblodh si shpresë për të sjellë mbështetjen e BE për rajonin dhe Shqipërinë. Në fakt, të paktën për Shqipërinë, shpresa ngriu në oborrin e samitit. Kjo sepse Kryeministri i Greqisë ia plasi në fytyrë Edi Ramës në samit, duke deklaruar se Greqia do të bllokojë Shqipërinë për arsye se ky vend, Shqipëria, nuk respekton shtetin ligjor dhe vlerat evropiane. Edi Rama, të dashur qytetarë, për interesa të tij mafioze, konkretisht të Oltës dhe Olsit, vëllait të tij, mban të burgosur politik Fred Belerin dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, nuk lejon betimin e tij”, tha Berisha.

Kreu i Rithemelimit, theksoi edhe se Samiti i Tiranës nuk pati një deklaratë që të mbetet si një dokument themelor historik i tij. Berisha më tej tha se Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet tokë sherri në Europë.

“Samiti ishte ngjarja më e madhe për rajonin. Rikonfirmonte mbështetjen e perspektivës evropiane për kombet e rajonit. Vetë, me mbledhjen e tij në Tiranë, samiti sillte në Ballkanin Perëndimor, antidotin e sherrit, por ky efekt nuk pati. Pse kjo? Sepse përtej fasadës, mikpritësi është vetë sherri. Ai, në prag të samitit, jo që nuk synoi qetësimin e sherreve ekzistuese, në të cilat ai vetë është përfshirë, por bëri gjithçka që t’i hapte ato më shumë. Tre ditë përpara samitit, ai mbajti një fjalim koprolalik të llojit të Enver Hoxhës, kundër udhëheqjes politike të Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti, për fajin e vetëm se kanë kundërshtuar ndërhyrjet brutale të tij si argat i Vuçiçit në punët e brendshme të vendit të tyre dhe projektin antishqiptar të ndarjes së Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë”, vijoi Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, Edi Rama jo vetëm që nuk punoi për shkrirjen e akujve mes Tiranës dhe Prishtinës, por në prag të samitit bëri të kundërtën, vazhdoi luftën e ftohtë të nisur prej vitesh nga ai. “Përveç këtyre, ajo që ra në sy ishte paraqitja hund e buzë e kryeministres Brnabiç në krah të argatit të Beogradit. Me gjuhën e trupit dhe mimikën shpërfillëse, ajo shprehu mesazhin e padronit të tij, argatit, se nuk ke bërë mirë detyrën, ishe zotuar se Kurti nuk do vinte në samitin e Tiranës”, vijoi Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

09:45 / September 7, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.