Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për lajmin e dhënë ku Macron njoftoi pezullimin e vizave për Kosovën. Berisha tha se priste që presidenti francez të sanksiononte Serbinë.
‘Prisja që Macron të njoftonte sanksione ndaj Serbisë por politika e sanksionimit të viktimës nuk mendoj se është një politikë që mund t’i shërbejë avancimit të problemit. Ballkani ky është. Sanksione, ai që kryen një agresion, ai që kryen akt terrorist, stërvit terrorist, i pajis me mjete ushtarake dhe nuk i ka dënuar… Nëse duam të zgjidhim problemin duhet t’i zgjidhim me mend. Kosova ka kriminalitet shumë të ulët.’- tha Berisha.
