Për bombardimin e spitalit të Gazës, ku mbetën të vdekur 500 persona, ushtria izraelite mohoi përgjegjësinë.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se bazuar në informacionin e inteligjencës, një raketë e dështuar e Xhihadit Islamik Palestinez shkaktoi shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës.
”Një analizë e sistemeve operacionale të IDF tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, duke kaluar në afërsi të spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit. Inteligjenca nga burime të shumta që kemi në duart tona tregon se Xhihadi Islamik është përgjegjës për lëshimin e dështuar të raketës që goditi spitalin në Gaza”.
