Edhe pse jashtë programit janë miq shumë të mirë, gjatë provave të DWTS duket se Fifi dhe Graciano kanë përplasjet e tyre.
Në përmbledhjen ditore të spektaklit, aty ku tregohen pjesë nga provat e disa konkurrentëve, u transmetua edhe një debat mes Fifit dhe Gracianos.
Ky i fundit në një moment iu drejtua Fifit me fjalën “patate”, të cilën këngëtarja e mori si ofendim edhe pse balerini po i shpjegonte se këto janë terma që përdoren në balet.
