Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Platforma/ PD, gati të prezantojë detyrat që do të ketë qeveria tranzitore

16:24 / May 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
seli PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike, në bashkëpunim me aleatët e saj, po punon për hartimin e një platforme të detyrave që do të ketë qeveria tranzitore.

Duke e cilësuar si kusht të panegociueshëm për të hyrë në zgjedhjet vendore krijimin e një qeverie tranzitore, demokratët janë duke punuar dhe do të prezantojnë detyrat që do të ketë kjo qeveri.

Sipas burimeve nga grupi i punës që është duke punuar për këtë platformë, detyra kryesore që do të ketë kjo qeveri e mandatuar me konsensusin e të gjithë aktorëve politikë do të jetë përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme.

Demokratët pritet të kërkojnë që kjo qeveri të punojë me një afat 3-6 muaj deri në zhvillimin e zgjedhjeve. Gjithashtu, pritet që të kërkohet për depolitizim të komisioneve zgjedhore. Në fokus të qeverisë tranzitore do të jetë edhe miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, nga i cili, aktualisht, për shkak të lënies së mandateve, janë të përjashtuar PD dhe LSI.

Demokratët, përmes prezantimit të detyrave të qeverisë tranzitore, do të kërkojnë të tregojnë se beteja e tyre është bërë jo për të marrë pushtet në tavolinë, por për të instaluar në vend një demokraci europiane. Disa ditë më parë, Basha prezantoi edhe pikat e forta që do të ketë qeveria e demokratëve pasi të marrë besimin e shqiptarëve.

Basha deklaroi se sektori i shëndetësisë do të jetë prioritar gjatë qeverisjes së PD-së, duke premtuar rroga minimale 700 euro për infermierët dhe 1200 euro për mjekët.

Gjithashtu, demokratët kanë premtuar se do të anulojnë të gjithë koncesionet korruptive në sektorin e shëndetësisë dhe do të rrisin shpenzimet për rikonstruksionin e qendrave spitalore dhe shtimin e stafeve mjekësore. Po ashtu, Basha ka premtuar se gjatë qeverisjes së demokratëve, do të rritet edhe vlera e rimbursimit të medikamenteve.



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ Balliu: PD nuk mbledh dot më njerëz, Berisha është i urryer nga populli shqiptar

12:39 / July 12, 2026

Dhunuan dhe filmuan të miturën në Fier, tre adoleshentet dalin para gjykatës

12:21 / July 12, 2026

Klos/ I apasionuar pas alpinizmit, bie nga shkëmbi afër Urës së Vashës, mbytet në lumin Mat

10:58 / July 12, 2026

Këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama dhe ministri Gonxhja pak para koncertit në Tiranë

18:40 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.