Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfimi i punonjëses së fabrikës së “vdekjes”: Nuk kemi pasur kontrata pune, municioni vinte me makina të ushtrisë

16:44 / October 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gerdeci tirananews.al
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme është mbajtur seanca për tragjedinë e Gërdecit në SPAK, ndërsa raportohet se janë marrë në pyetje edhe dëshmitarët e parë lidhur me rastin.

Mësohet se dëshmitarët kanë dhënë detaje nga dita kur ndodhi shpërthimi, si edhe nga ditët e tjera të zakonshme se funksiononte dhe zhvillohej puna dhe demontimi i armëve.

Sipas dëshmive, mësohet se disa prej tyre nuk kishin as kontrata pune dhe nuk kishi bërë trajnime se si bëhej çmontimi i armëve. Një prej punonjësve të fabrikës ka qenë edhe Drita Cani.

“Kam punuar në fabrikën e demontimit të armëve, në qeshur 2007 kam nisur. Kam punuar për 4-5 muaj. Ditën e shpërthimit nuk kam qenë në punë, pasi isha operuar dhe atë ditë në vendin tim ishte goca. Aty kam punuar unë, djali dhe bashkëshorti. Nuk kemi pasur kontrata pune, kishim vetëm një përgjegjës me emrin Vangjel. Ne na kishte punësuar një person me emrin Dritan. Municioni vinte me makina të ushtrisë. Unë me familjarët e mi merreshim me çmontimin e predhave. Ne i shkarkonim nga kamionët hapnim arkat dhe më pas me mjete të ndryshme si sqeparë dhe dalta i hiqnim diabolat dhe me çekiç bënim nxjerrjen e barutit. Pasi bëhej ndarja predhat largoheshin me fadroma ndërsa baruti futej në thasë dhe dërgohej tek magazina. Pyetjes së avokatëve se çfarë bëhej me barutin dhe momentin e shpërthimit Drita Cani i është përgjigjur: se di çfarë bëhej me barutin, por sipas asaj çfarë më ka thënë goca flaka ka nisur tek dera e magazinës ku dërgohej baruti”, ka deklaruar Cani.

Prokuroria e cila përfaqësohej nga Klodian Braho dorëzoi për gjykatën dëshminë e plotë të Drita Canit të dhënë në qershor të 2008.

drita cani tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.