Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me strukturat e qarkut Tiranë foli ndër të tjera për nisjen e aksionit opozitar, duke u shprehur se do të nisin qëndresën e tyre që nga parlamenti.
“Qëndresa do fillojë nga parlamenti. 43 deputetët e PD nisin të enjten qëndresën e tyre në parlament. Nuk ka më nënshtrime nga një kriminel, që s’ka parim e që shet e blen gjithçka për pushtetin e tij. Do e nisim në parlament për të mos e ndalur më, deri në vendosjen e të drejtës së votës së lirë së shqiptarëve. Do e nisim ne sepse kështu e kanë gjykuar deputetët. Dje në të gjitha diskutimet kanë qenë të mendimit që beteja të nisë në parlament. I kisha thënë kryetares së parlamentit që këto që bën janë banditeske. Gjërat rrodhen derisa na përcaktuan edhe kryetarin”, deklaroi Berisha.
