Konflikti në Gaza mund të frymëzojë akte terroriste në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte kjo deklarata bombë e cila ndezi sirenat e alarmit nga kreu i agjencisë sekrete britanike, MI5.
Drejtori i Përgjithshëm i MI5 Ken McCallum u bashkua me homologët e tij nga shërbimet sekrete ”Five Eyes” (MB, SHBA, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re), në një takim të organizuar nga FBI.
Duke folur me gazetarët, McCallum tha se ”MI5 po i kushtonte vëmendje shumë të madhe ngjarjeve në Lindjen e Mesme”. “
Ekziston qartë potenciali që ngjarje të thella në Lindjen e Mesme të gjenerojnë një vëllim më të madh kërcënimi në Britaninë e Madhe”, theksoi ai.
”Terroristët mund të marrin frymëzim jo vetëm nga ajo që ata shohin duke ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe nga ajo që ata shohin se ndodh në Lindjen e Mesme, në kontinent apo gjetkë”, theksoi ai.
