Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Situata Izrael-Hamas/ Biden paralajmërime për Netanyahon, lejohet kalimi ndihmave në Gaza

23:10 / October 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i SHBA Joe Biden gjatë vizitës në Izrael mori premtimin për lejimin e ndihmave humanitare në Gazën e rrethuar nga ushtarët izraelitë.

“Izraeli është pajtuar që ndihmat humanitare të fillojnë të futen nga Egjipti në Gaza”, tha lideri amerikan gjatë vizitës në shtetin hebre, teksa i bëri sërish thirrje Benjamin Netanyaho-s të mos përpihet nga zemërimi, por të respektojë ligjet e luftës.

Nga ana tjetër, pas vizitës së mbushur me diskutime për situatën e rënduar Izrael-Hamas, Biden premtoi 100 milion dollarë ndihmë humanitare për Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor. Presidenti ritheksoi angazhimin e administratës së tij për paqen midis Izraelit dhe palestinezëve, duke i lejuar dy popujt të jetojnë në siguri dhe dinjitet.

Sa i përket për spitalit të goditur mbrëmjen e së martës  në Gaza, presidenti amerikan konfirmoi se nuk ka ndodhur nga Izraeli, por nga Xhihadi Islamik, ku sipas tij godina u godit nga një raketë e devijuar e organizatës terroriste.

“Jam thellësisht i trishtuar nga shpërthimi në spitalin e Gazës një ditë më parë. Bazuar në ato që pashë, duket se kjo është bërë nga krahu tjetër, jo nga ju”, tha Biden.

Të shumta kanë qenë reagimet ndërkombëtare për sulmin mbi spitalin në Gaza, ku të paktën 500 persona kanë humbur jetën. Deklarata e Biden është mbështetur nga Forcat e Izraelit të cilët gjithashtu kanë publikuar provat, ku shpjegojnë hap pas hapi të gjithë intenrarin, njëkohësisht më e rëndësishmja është përgjimi i publikuar ku dy militantë të Hamasit mund të dëgjohen duke diskutuar mbi shpërthimin dhe teksa konfirmojnë se raketa erdhi nga Xhihadi Islamik Palestinez.

Zyrtarët publikuan gjithashtu një video të momentit kur një raketë, që supozohet se vinte drejt Izraelit nga Gaza, dhe në një moment ka pasur probleme e papritmas ka ndryshuar drejtimin.

Bota islame e ka dënuar sulmin e rëndë në spitalin Al-Ahli Arab, situatë që ngjalli protesta masive të dhunshme. Sipas protestuesve civilët nuk dihet të preken nga lufta dhe se shpërthimi në spital është një sulm i pastër terrorist.

Nga ana tjetër presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi i kundërshtoi kategorikisht ato që i cilësoi si përpjekje për të detyruar palestinezët e Gazës të zhvendosen në Gadishullin Sinai. Përpjekje të tilla, paralajmëroi ai, do të vënë në rrezik paqen e Egjiptit me Izraelin, duke lënë të kuptohet se nuk do të hyjë në luftë me shtetin hebre.

biden izrael netayahon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.