Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD bllokoi seancën, Bardhi: Forma e duhur, ka zero argumente pse nuk u ngritën Komisionet Hetimore

11:19 / October 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gazment bardhi 2 768x480 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi grupi i Rithemelimit dhe i tij bllokuan seancën plenare në Parlament, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat, tha se duke qenë se po bllokohet çdo rrugë për opozitën, kjo sipas tij ishte forma e duhur. Ai tha edhe se ka zero shpjegime se pse opozitës nuk i lejohet që të bëjë propozimin e anëtarëve që ajo dëshiron në komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit të PD, situata ku është përfshirë kuvendi, është anormale, Brenda një jave janë rrezuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve. Jeni gazetarë që mbuloni punimet në Kuvend, por a keni dëgjuar sqarime se pse u rrëzua kërkesa për sistemin TIMS, apo hetimin e koncesioneve në fushën e shëndetësisë. Zero shpjegime dhe argumente se pse nuk lejohet komisioni hetimor për vendimmarrjet e pushtetit ekzekutiv.

Ka zero shpjegime se pse opozitës nuk i lejohet që të bëjë propozimin e anëtarëve që ajo dëshiron në komisionin e reformës zgjedhore. Kemi dashur që Kuvendi të jetë një tempull ku diskutohen përballet dhe argumentet. Rruga ku është përfshirë maxhoranca, ne më shumë jemi marrë me veten dhe nuk kemi kërkuar që të respektohen të drejtat e opozitës, por sot jemi detyruar që mos të bllokonim seancën.

Do të donim përballje me ide me kolegët e maxhorancës. Por kur i mbyll rrugët opozitës, nuk mund të vijohet, Kjo betejë e jona sot është për të kthyer normalitetin dhe për t’i dhënë vendit një parlament të drejtë. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në komisionet zgjedhore, është legjitime. Ndaj nuk kemi lejuar që të niste seanca. Nuk do të donim kurrë që të shkonim te kjo formë, por na është mbyllur çdo rrugë”, tha ai.

Gazment Bardhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.