Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Policia po lëviz!’ Kush është i gjashti që i jepte sinjal grabitësve të Rinasit? Në ‘lojë’ edhe dy të moshuar

17:15 / May 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grabitja rinas 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen bisedat e telefonike të grabitësve që hynë më9 prill në pistën e Rinasit me një person të gjashtë, i cili qëndronte në parkingun e Aeroportit dhe orientonte grabitësit për lëvizjet brenda pistës por edhe jashtë. Policia është vënë në kërkim të kordinatorit, I cili deri më tani nuk është identifikuar, ndërsa dy numrat e telefonit që u përdorën nga grabitësit rezultojnë të jenë blerë në treg të zi dhe janë regjistruar në emër të dy të moshuarve që nuk kanë lidhje me grabitjen, por u është përdorur identiteti për blerjen e numrave.

 “Po lëviz Policia”, ka qenë telefonata e koordinatorit drejt grupit që po kryente grabitjen e 5.7 milion eurove në pistë, ndërsa nga analizimi i qelizave telefonike rezulton se kjo telefonatë nga numri i personit në kërkim drejt telefonit të grupit, është fiksuar nga antenat që ndodhen pranë aeroportit çka ka bindur hetuesit se ai ka ndjekur dhe koordinuar veprimet. Ndërkohë që nga të dy numrat e telefonit, hetuesit kanë rigjeneruar vetëm këto biseda dhe nuk rezulton që këto telefona të jenë përdorur më parë.

Sa i përket tre furgonave të përdorur në grabitje, rezulton se që të tre janë vjedhur në Kosovë dhe pasi kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri u është ndryshuar numri i shasisë dhe u janë vënë targa false. Nga analizimi tre mjeteve, dy Mercedez Vitto të djegura dhe një Chervolet model amerikan, hetuesit kanë siguruar edhe prova të tjera  që po ekzaminohen që mund t’i lidhin me grabitësit e përfshirë.

Më 9 prill 5 persona hynë në pistën e avionëve në aeroportin e Rinasit, me një furgon të modifuar me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, ndërsa njëri prej grabitësve, që dyshohet të ketë qenë ndër organizatorët, Admir Murataj, u vra nga policia gjatë shkëmbimit me armë zjarri teksa grabitësit po kalonin thasët me para në një furgon të dytë me të cilin u arratisën në një rrugë dytësore pranë aeroportit. Deri më tani janë arrestuar disa persona që kanë qenë në pistë, bashkëpunëtorë të tyre, dhe personi që modifikoi furgonin Alkond Bengasi që është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë dhe ka zbërthyer thuajse të gjithë grupin. Në pranga kanë rënë Ragip Hajdini, Alkond Bengasi, Oltjan Veseli, Saimri Cela, Renaldo Sula dhe Elton Pikli. Në kërkim janë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, Talo Çela, Aleks Pepa dhe dy ish efektivë policie, një mashkull dhe një grua. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ Balliu: PD nuk mbledh dot më njerëz, Berisha është i urryer nga populli shqiptar

12:39 / July 12, 2026

Dhunuan dhe filmuan të miturën në Fier, tre adoleshentet dalin para gjykatës

12:21 / July 12, 2026

Vrasja në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë…

11:59 / July 12, 2026

Operacioni antidrogë në Lezhë, arrestohen tre persona dhe asgjësohen 436 bimë kanabisi

11:19 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.