Dy ngjarje të rënda janë shënuar këtë të enjte në Shkodër.
Në lagjen “Kongresi i Përmetit”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, Z. I., 74 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Ndërsa, rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj.
Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
