Pas 48 orëve arrati, Armir Hasa, autori i plagosjes së 16-vjeçarit më 18 tetor në Kamëz është arrestuar nga Policia. 18-vjeçari plagosi me armë zjarri shokun e tij të lagjes pas një sherri, i cili dyshohet të ketë qenë për motive banale.
Gjatë operacionit policor të koduar “Catch” ra në pranga 18-vjeçari bashkë me bashkëpunëtorin në këtë ngjarje. Policia gjithashtu sekuestroi automjetin që dy autorët e dyshuar përdorurën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Burime nga Komisariati nr. 5 thanë se autori dhe i plagosuri janë shokë në lagje me njëri-tjetrin, ata njiheshin prej vitesh dhe më herët nuk rezulton që të kenë pasur zënka apo konflikte.
Sipas grupit hetimor shkak i ngjarjes paraprakisht dyshohet te ketë qenë një konflikt banal i çastit, ndërkohë që po kqyren kamerat e sigurisë në zone për të zbuluar më shumë. 16-vjeçari ka marrë nje plumb në pjesën e pulpës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
