Armir Hasaj, 18-vjeç, u arrestua sot për plagosjen e shokut të tij në Kamëz më 18 tetor. I riu u ka thënë hetuesve se sherri me 16-vjeçarin, me të cilin ka kohë që njihej dhe ishin rritur në një lagje, ka nisur për shkak se i mituri i ka ngacmuar të dashurën. Fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar.
Debati mes tyre ka degraduar dhe në gjaknxehtësi e sipër ka hapur bagazhin e makinës, ku mbante një armë kallashnikov dhe ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të të miturit.
Për hetuesit mbetet akoma e paqartë se ku i riu ka arritur të sigurojë armën e krimit, të cilën e mbante në makinë. Sipas informacioneve, arma e krimit tip kallashnikovi nuk është gjetur ende nuk policia.
