Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Takimi i EPRA-s, Krasniqi: Sfidat dhe strategjitë e reja të rregullimit të tregut audioviziv

12:45 / October 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KRONIK ARMENDI CL frame 1651 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sfidat aktuale të tregut mediatik kanë qenë në fokus të mbledhjes së 58-të të Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore, EPRA, mbajtur në Bukuresht. Me pjesëmarrjen e 56 autoriteteve rregullatore, anëtarë nga 47 vende të Europës, në këtë takim kanë qenë të pranishëm dhe prezantuan gjetjet e tyre edhe përfaqësues të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, Observatorit Europian Audiovizual dhe ERGA-s, si vëzhgues të përhershëm të EPRA-s.

Si Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore, Armela Krasniqi është ftuar të prezantojë në këtë takim të rrjetit më të madh dhe më të vjetër të autoriteteve europiane të medias audiovizive, perspektivën aktuale të tregut mediatik, parë në këndvështrim rajonal dhe europian tashmë. Në fjalën e saj Krasniqi, ka njohur pjesëmarrësit po ashtu dhe me aktivitetin e konkluzionet e nxjerra në asamblenë e 22-të Plenare të Rrjetit Mesdhetar, organizuar pak javë më parë në Tiranë.

“Format dhe rrugët e reja të komunikimit, të shtuara dhe të transformuara nga zhvillimi i teknologjisë, na kanë vënë përballë kushtesh të reja përshtatjeje dhe nevojës për hartimin e strategjive shtesë, siç e dikton tregu”, ka thënë në fjalën e saj Krasniqi. Gjatë fjalës së saj, Krasniqi ka bërë me dije të pranishmit edhe për miratimin nga ana e MNRA dhe 5 rrjeteve të tjera të ngjashëm, të deklaratës së përbashkët me rastin e Konferencës Botërore të UNESCO-s “Interneti për besim. Drejt udhëzimeve për rregullimin e platformave digjitale për informacionin si një e mirë publike”.

I zhvilluar përmes një procesi konsultativ me shumë palë, kuadri rregullator global i propozuar nga UNESCO është publikuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Duke mbështetur qasjen dhe objektivat e UNESCO-s në mjedisin digjital, deklarata ripohon në veçanti mbështetjen e rrjeteve të rregullatorëve dhe sigurisë në internet për një sistem të pavarur rregullimi të përmbajtjes online, duke garantuar lirinë e shprehjes, por njëkohësisht edhe mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të tjera të njeriut.

Takimi i EPRA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.