Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Britania e Madhe nën alarmin e kuq

10:19 / October 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makinaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alarmi i kuq mbetet ende në fuqi në një pjesë të madhe të Skocisë lindore teksa përmbytjet vijojnë të shkaktojnë dëme.

Tre persona kanë humbur jetën ndërsa qindra shtëpi janë në ujë. Situata mbetet kritike edhe për Anglinë verilindore.

Shërbimet e trenave kanë pezulluar punën deri në përmirësimin e situatës, ndërsa shkollat, parqet janë mbyllur.

Agjencia Skoceze për Mbrojtjen e Mjedisit ka marrë mbi 200 alarme për përmbytje në verilindje të Skocisë.

Agjencia e Mjedisit po monitoron rezervuarin Ladybower në Derbyshire, i cili është në pikën kritike pas reshjeve të mëdha. Dhjetëra njerëz janë strehuar në Angus dhe Aberdeenshire si dhe 50 në fshatin rural të Debenham, Suffolk.

Qyteti i Brechin është goditur më rëndë. Ekuipazhet e urgjencës shpëtuan njerëzit e bllokuar në shtëpitë e tyre të përmbytura, të cilët kishin zgjedhur të qëndronin pavarësisht urdhrit të evakuimit.

Në Skoci, rrugët dhe urat u shembën dhe dhjetëra familje duhej të shpëtoheshin në Angus, ku nivelet e lumenjve kanë arritur në 4.4 metra më lart se normalja. Pothuajse 13,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Autoritetet kanë këshilluar njerëzit që të mos udhëtojnë.

Ndërkaq edhe disa pjesë të Gjermanisë veriore pranë kufirit danez janë nën paralajmërim për mot të keq. Banorët u paralajmëruan të dilnin vetëm nëse ishte e nevojshme, ndërsa rrugët janë të mbyllura për automjetet.

Stuhia pritet të arrijë kulmin e saj gjatë mbrëmjes të së shtunës që do të shkaktojë mot me stuhi që do të përfshijë gjithashtu edhe Danimarkën, Suedinë dhe Norvegjinë. Ndërkaq edhe Stuhia Aline përmbyti disa provinca në Malaga. Erërat deri në 100 km/h kanë mbyllur aeroportin e Malagës. Moti i keq pritet të zgjasë për gjatë gjithë fundjavës.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.