Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I dha fund jetës duke u hedhur nga furgoni në Peqin, historia e trishtë e Merushe Gjuzit! Përpjekjet për gjetjen e së bijës dhe sherri me bashkëshortin

14:13 / October 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1697888173 merushegjuzi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brenga për të bijën dhe konfliktet me bashkëshortin, çuan drejt vetëvrasjes 57-vjeçaren Merushe Gjuzi, e cila u hodh mesditën e djeshme nga furgoni në Peqin.

Historia e trishtë e Merushe Gjuzit, një gruaje të fortë e ndau edhe media, kur së bashku me bashkëshortin e saj trokitën në emisionin ‘Pa Gjurmë’ ku kërkonin të bijën Eligerta Gjuzin, e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej vitit 2013.

Kur Eligerta ishte vetëm 17 vjeçe u martua me Arbenin në vitin 2012 mbetet shtatzënë dhe sjell në jetë djalin e tyre të vetëm Orgiton. Gëzimi në familjen Kaseli ishte i madh, aq sa e madhe ishte edhe familja e tyre, pasi Arbeni ishte vëllai i 6 vëllezërve të tjerë dhe tre motrave. Eligerta kalonte kohë me rritjen e djalit edhe në familjen e saj me banim në Rrogozhinë. Në maj të vitit 2013, Eligerta përballet me një problem shëndetësor në frymëmarrje të djalit dhe i duhej ta dërgonte drejt spitalit të Kavajës. Arbeni, bashkëshorti ndodhej në Burrel ndërsa Eligerta tek e ëma Merushja. Të dyja nënë e bij nisen drejt spitalit me furgon nga Rrogozhina drejt Kavajës.

Ndërsa mbërrijnë dhe Eligerta qëndron për të paguar paratë e udhëtimit, nëna e saj Merushja me fëmijën në krah kalon rrugën. Kur bën një copë rrugë me mendimin se Eligerta ishte pas saj, kthen kokën dhe nuk e sheh më vajzën. Pas zhdukjes së Eligertës familja pësoi një tjetër dramë. Me një nënë të zhdukur pa gjurmë dhe një baba që humbi jetën pas një aksidenti me makinë 6 muaj nga humbja e Eligertës, Orgito djali i tyre i vetëm mbetet pa nënë e pa baba, kur ishte vetëm 1 vjeç.

Eligerta, u largua pa e kthyer kokën pas duke i lënë familjarëve të saj nipin e tyre 1 vjeç dhe për të mos u kthyer më kurrë, qoftë edhe për ta parë. Këtë dramë familjare, me sytë që i mbusheshin me lot, vogëlushin Orgito në prehër e me bashkëshortin në krahë, familja Gjuzi kërkonin që Eligerta të kthehej sërish në çatinë e tyre. Por, ndonëse Merushja mori guximin të dilte në ekran dhe të kërkonte Eligertën e zhdukur, duket se 57-vjeçarja u dorëzua. Pas një konflikti me bashkëshortin vendosi t’i japë fund jetës, ndoshta në mënyrën më të tmerrshme të mundshme duke u hedhur nga furgoni.

Pas ngjarjes dhe zhdukjes së mistershme të Eligertës më 3 maj të vitit 2013, në familjen e saj vinin shpesh telefonata anonim, por kurrë asnjë gjë nuk u dëgjohej pas tyre. Askush nuk përgjigjej.

Orgito i vogël ka ngelur vetëm me gjyshin e tij, Mahmut Gjuzin, i cili sot u arrestua nga policia.

Eligerta Merushe Gjuzi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.