Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pesë diplomatët perëndimorë takohen me Vuçiç në Beograd

15:45 / October 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic 3 766x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Takimi mes pesë diplomatëve perëndimorë dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ka nisur më 21 tetor në Beograd.

Vuçiçi tha para takimit që nisi pas orës 14:00 se “pesë të mëdhenjtë, të fortët, më të fortët” erdhën në Beograd dhe se kjo nënkupton se “sot do të jetë ndoshta një nga ditët më të vështira për Serbinë” dhe për të personalisht, sipas agjencisë së lajmeve Beta.

“Mund ta marr me mend me çfarë vijnë në Beograd ata. Nuk fle natën për shkak të kësaj. Pa fajin tonë, ne do të gjejmë një mënyrë dhe do të arrijmë ta shpëtojmë Serbinë dhe mos t’ia japim atë si dhuratë askujt. Një gjë e garantoj, nuk do ta mbroj veten, por do të luftoj dhe do ta mbroj Serbinë, pavarësisht sa shumë dhe sa të fortë janë ata [diplomatët]”, tha Vuçiç në 15-vjetorin e themelimit të Partisë Progresive Serbe. (SNS).

Diplomatët perëndimorë, dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo, shkuan në Beograd pasditen e të shtunës, pas një vizite në Prishtinë më herët thatë ditës, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak, i cili i priu pesëshes diplomatike në Prishtinë, tha se deeskalimi i gjendjes dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë më urgjente së kurrë më parë.

Në lidhje me dialogun, Lajçak theksoi se në Kosovën dhe Serbi erdhi me një plan.

“Ne gjithmonë e kemi një plan, pra ne e kemi një plan dhe ne e diskutuam planin me kryeministrin Kurti dhe do ta diskutojmë edhe me presidentin Aleksandar Vuçiç sot më vonë. Tani nuk do të jap më shumë hollësi”, tha Lajçak.

Lajçak nënvizoi se sulmi në Banjskë vetëm se a e ka bërë edhe më të rëndësishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se ai është rruga e vetme për dy vende me aspirata evropiane.

“Dialogu është më i rëndësishëm së kurrë, sepse nëse nuk ka dialog mund të përsëritet eskalimi, dhe kjo nuk është çka duam ne, as çka doni ju. Prandaj jemi këtu. E dyta, nuk ka alternativë tjetër pos dialogut, sepse dialogu sjell normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e hap rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, tha Lajçak./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.