Jamarbër Malltezi është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, ndërsa gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e pasurive të tij.
Malltezi ishte duke pritur bashkëshorten e tij e cila ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet që i komunikuan akuzat.
