At Nikolla Xhufka ka komentuar rastin e ish-reperit Fero, i cili la muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame.
I ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ai u pyet se çfarë mendimi ka për vendimin e Feros.
“Nga një ekstrem vajti në një ekstrem tjetër. Ai që dedikohet në një fe, edhe nga dashuria e madhe që ka për fenë, nuk mund të thotë kurrë ‘kush e shan Allahun ka punë me mua’, nuk mund të kërcënohen njerëzit. Ai mund të thotë, ‘kush e shan Islamin mund të vijë tek unë dhe ta bëj besimtar'”, tha prifti.
“Besimtari ka dashuri, jo gangsterllëk”, shton At Nikolla.
Fero, gjithashtu është përfshirë shumë herë në raste të dhunës, shpesh të publikuara edhe në rrjet. I pyetur nga Eriola Doçi se a i falet kjo, prifti tha se nëse pendohet, po i falet.
Eriola: Edhe mëkati më i madh që mund të bësh nëse pendohesh të falet?
At Nikolla: Po, edhe mëkati më i madh, nëse pendohesh me gjithë shpirt dhe pendimi është me vepra dashurie….
