Ueda dhe Arlindi ndonëse nuk kanë qenë çift këtë javë, nuk kanë nguruar të shpenzojnë çdo minutë gjatë ditës bashkë.
Kujtojmë që ditën e premte ata janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin dhe kanë shprehur ndjenjat që kanë. Gjithashtu ata kanë kaluar dhe një natë në “Folenë e dashurisë”. Ishullorët e komentojnë lidhjen e tyre si jo reale dhe po vazhdojnë vetëm për lojë.
Harisi: Unë Uedën e kam parë me Aleksandros dhe ajo më ka thënë që e do dhe ndjen për të. Me Arlindin nuk e shikoj sepse nuk më duken real.
Amadea: Unë mendoj që Arlindi dhe Ueda nuk do vazhdojnë bashkë jashtë. E kam thënë dhe vazhdoj ta them, Arlindin e kam parë vetëm me Xhoanën dhe mendimi im nuk ndryshon. Nuk janë aq të ndryshëm sepse Arlindi bën të njëjtat veprime si me Xhoanën si me Uedën.
