Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kapen 3 kg kanabis dhe zbulohet municion luftarak, Policia e Tiranës arreston tre persona

09:42 / October 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
po 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga një aksion i Policisë së Shtetit, janë zbuluar 3 kg kanabis dhe municion luftarak. Për këtë në pranga kanë rënë tre persona.

Njoftimi i plotë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Combination”. Sekuestrohen drogë dhe armë. Evidentohen dhe goditen një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje. Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të cilët vepronin në grup për shitjen e lëndës narkotike. Sekuestrohen rreth 3 kg e 200 gramë kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, pasi kanë siguruar informacion se 3 shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis, në Kamëz, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Combination”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

K. A., 23 vjeç dhe L. Ç., 59 vjeç, të dy banues në Kamëz; M. N., 48 vjeç, banues në Valias.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Kamëz, shtetasit K. A. dhe L. Ç., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike nga shtetasi M. N. dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Kamzës. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. N., shërbimet e Policisë gjetën 3 kg e 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Lënda narkotike, arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.