Gangsteri i vetëshpallur i Londrës, aktori Dave Courtney i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Familjarët deklaruan se ai u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Camelot Castle në Plumstead.
Lajmi u bë publik nga familjarët në llogarinë e tij personale në Instagram.
Courtney ka botuar gjashtë libra, teksa luajti dhe prodhoi filmin e tij, Hell to Pay, në vitin 2005 dhe mori rolin kryesor të Mad Dave.
Ai është përballur disa herë me drejtësinë, me akuzat e posedimit të armëve, si edhe për ushtrimin e dhunës ndaj ish-të dashurës.
