Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Akuzat ndaj Berishës/ Bylykbashi: Sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën

23:33 / October 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oerd bylykbashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i quan akuzat e SPAK kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, goditje politike.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Bylykbashi shprehet se me masën “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-kryeministrin Berisha, sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën dhe nenin për imunitetin e deputetit.

Oerd Bylykbashi: Neni 73 i Kushtetutës, që është i imunitetit, i cili thotë se nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria në çdo formë deputetit. Në momentin që i vendosur një detyrim paraqitje, deputeti mund të jetë në një vend tjetër në kuadër të axhendës së tij parlamentare, është kufizuar, pra kufizim i të drejtës parlamentare. Nëse prokurori ka në dorë Kodin Penal, shtetasi i Republikës së Shqipërisë ka Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale dhe këto të dyja thonë që prokurori nuk guxon që ta bëjë këtë. Jam i sigurtë që Sali Berisha sikur të shkonte në Parlament, do të thotë “më votoni që të hiqet”. Me këtë vendim që ka marrë, sistemi i drejtësisë ka anashkaluar në mënyrë brutale Kushtetutën. Kjo tregon që ata kanë marrë një vendim për të shmangur Parlamentin. Guxojnë dhe shkelin Kushtetutën në mënyrë brutale sepse kanë një qëllim që është politik. Kanë guxuar ta bëjnë sepse objektivi është goditje politike. Është hera e dytë që policia hyn në selinë e PD-së. SPAK-u kësaj radhe vendosi që të hyjë në politikë. Ne jemi para një veprimi të qartë politik për të shkelur Kushtetutën. Kjo tregon linjën politike të SPAK gati për të shkelur dhe Kushtetutën.

akuzat Berisha oerd bylykbashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.