Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sigurim jete deri në 10 mln lekë për policët e FA

15:33 / October 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtaraket
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vendimin më të fundit të qeverisë botuar në Fletoren Zyrtare, parashikohet se 4 kategori të personelit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura do përfitojnë sigurim jete 5 milionë deri në 10 milionë lekë për rastet e aksidenteve në punë apo humbjes së jetës.

Referuar vendimit përfitues do të jenë punonjësit e Sektorit të Policisë Kriminale, Inspektorati i Qarkullimit Rrugor; seksioni i Rendit Ushtarak; Inspektorati për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin dhe Toga e Ruajtjes se Sigurisë së Personaliteteve në Kompaninë Operacionale dhe Objekteve të Veçanta.

Ky sigurim do të mbuloje rastet e: Humbjes së jetës për shkak të detyrës apo si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të saj; zhdukjes për shkak të detyrës; paaftësisë së përhershme, të plotë ose të pjesshme, si rezultat i një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës; paaftësisë së përkohshme, të plotë ose të pjesshme, si rezultat i një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës; shërbimeve mjekësore në spitalet publike ose private jashtë shtetit, kur mbulimet shëndetësore nuk ofrohen në spitalet publike brenda vendit.

Shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit, për çdo person të siguruar, nuk mund të jetë më e ulët se: 10 milionë lekë, për rastet e humbjes së jetës për shkak të detyrës a zhdukjes së personit; 5 milionë lekë, për rastet e dëmtimit të rëndë fizik; 50 mijë lekë, për rastet e dëmtimit të lehtë fizik gjatë ushtrimit të detyrës.

Ne vendim specifikohet se efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Forcave të Armatosura Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.