Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Në deklaratën e Presidencës turke, thuhet se Erdogan i ka thënë Putin se “brutaliteti” ndaj territoreve palestineze po intensifikohet dhe se civilë po vriten vazhdimisht, teksa theksoi se heshtja e vendeve perëndimore po e përkeqëson krizën humanitare në Gaza.
Lideri turk përsëriti këmbënguljen e Turqisë për të arritur paqen në rajon.
