Banorët e ”Big Brother VIP Kosova 2” po marrin vëmendje dhe janë kthyer ndër personazhet më të komentuar. Ish-futbollisti dhe modeli, Lumbardh Salihu këto ditë ka qenë në fokus edhe për shkak të flirtimeve me influenceren Alba Vukaj. Dyshja ndonëse nuk njiheshin me njëri-tjetrin hynë bashkë në shtëpinë e famshme dhe shoqërimi mes tyre po vazhdon.
Edhe gjatë një diskutimi të fundit bashkë, Lumbardhi u pa flirtuese me Albën, e cila i tregonte për shkollim dhe punën që bën në Kanada. Ajo siç tregoi edhe ditë më parë studion për mjekësi dhe për këtë Lumbardhi tha me shaka se është krenar për të madje edhe babai i tij është duke e dëgjuar dhe kjo do ta bënte të lumtur atë.
“Jam krenar me ty, të pres derisa të përfundosh shkollën, vetëm kryeje më shpejt se nuk kam kohë i kam bërë 30 vjet”, tha me shaka Lumbardhi.
“Babai im është duke të dëgjuar, ai është dekan, është profesor, ai ka dashur që unë të studioi mjekësinë, ai ka filluar me mjekësi por nuk e kanë lënë për shkak të luftës dhe në Austri ka nisur prej fillimi, e ka patur ëndërr të bëhem mjek”, ka thënë ai.