Shkëlzen Berisha ka reaguar për herë të parë pas akuzave të ngritura nga SPAK për babain e tij, ish kryeministrin Sali Berisha.
Ai është ankuar për avokatin e caktuar nga shteti që gjykata vendosi sot të mbrojë Sali Berishën, pasi dy avokatët e tij zgjodhën të bojkotojnë seancën.
“Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishën! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballen se njeh dhe dosjen”, shkruan me ironi Shkëzlen Berisha, duke shpërndarë edhe një postim që avokati i caktuar për të përfaqësuar Sali Berishën, Artan Simoni ka shpërndarë vetëm dy ditë më parë në rrjetet sociale.
Shprehja e Simonit është interpretuar sikur i referohet Sali Berishës, ndërsa vetëm dy ditë më pas ai zgjidhet për të mbrojtur pikërisht Berishën.