26 vjeçarja e cila u bë viktimë e përdhunimit në grup është marrë në mbrojtje. Ajo është nga fshatrat e Vlorës dhe punonte në një lokal për të ndihmuar familjen e saj me të ardhura, por është sjellë në Tiranë ku dhe është marrë në mbrojtje. Në pranga deri më tani kanë rënë Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri, të cilët akuzohen për 2 vepra të rënda penale, marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura kryer në bashkëpunim, për të cilën rrezikojnë dënimin nga 5-15 vjet burg’ dhe për nxitje për përdorimin e drogës, vepër sipas Kodit Penal, dënohet nga 5-10 vjet burg. Dy të tjerë janë në kërkim.
Postime te ngjashme
Add A Comment
