Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sali Berisha sfidon Edi Ramën: Shkoj në gjykatë! Burracak, eja votojmë amendamentin në Kuvend

13:43 / October 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 berisha rama 184
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me një sfidë drejtuar Edi Ramës që të shkojnë në Kuvend dhe të votojnë amendamentin që i hap rrugë thirrjes më pas në gjykatë të ish-kryeministrit, Sali Berisha i cilësoi gjykatësit si mercenarë porositës së Ramës.

“Rama, në shkelje të Kushtetutës, dhe ligjeve të vendit, anëtarit të familjes i ka hapur mundësi për të fituar dhe dhjetëra tendera kontraktore. Disa burime më thonë, por duhet verifikuar, se prej 7 vitesh, në kundërshtim flagrant me çdo ligj, zonjusha nuk ka deklaruar në ILDKP pasurinë. Rama, i mirënjohur tashmë si Pashiqi shqiptar, është shndërruar në figurën më të urryer për çdo patriot shqiptar.

Ai po përpiqet në gramat e fundit, të shpëtojë regjimin e tij, me ritorsione, me dacibao, duke përdorur kriminelë me uniformë dhe toga që nuk pyesin për kushtetutë, ligje, procedura, por zbatojnë si mercenarë porositë e tij. Togat e zeza zbatojnë si mercenarë porositë e Ramës. Unë shkoj pa asnjë lloj, bile edhe me një projekt të fuqishëm për të zbardhur të vërtetat, aty ku nxihen, pavarësisht është gjykatë, apo prokurori a shesh. Ndaj ftoj, këtë burracak, këtë frikacak që të ketë kurajon që të vijë të votojmë amendamentin, në Kuvend. Për t’u marrë në pyetjet në prokurori apo gjykatë nuk kam asnjë problem.

Aty është një vendim që kufizon lirinë e deputetit. Që unë në parim e kam pranuar, por Edi Rama e hodhi poshtë. Ai në 2012 e hodhi poshtë këtë gjë në parlament. Ndaj bëhu burrë dhe po ta mbajti hajde e votojmë, mos përdor mercenarët që mbajnë peng Kushtetutën në zyrat e shtetit”, tha Berisha.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.