Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sali Berisha: Prokurorja Enkeleda Millonai është bandite e shtetit me veprimet që ka bërë (Video)

21:50 / October 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sbbssbsb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj prokurores së SPAK Enkeleda Millonai, e cila po heton çështjen ndaj tij dhe kërkoi detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Sali Berisha e akuzoi Millonain si “bandite shteti”.

Këto komente Berisha i bëri duke iu referuar një gjyqi civil midis dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

“Në qoftë se do faktohej se ka ndodhur favorizim i paligjshëm, atëherë Sali Berisha shkonte për ndjekje penale. Në qoftë se do faktohej njëra prej tyre si jo e ligjshme, Sali Berisha shkonte në gjykatë si i pandehur. Akuza penale bazohet në prova. Por meqënëse nuk faktuan dot asnjë mashtrim, asnjë trillim. Ka 3 vjet që hetojnë, pas 3 vitesh hetim kanë gjetur zero prova, zero prova dhe tani në një proces politik të shekullit, për të krijuar opinion kanë vënë në akuzë reformat, ligjet e parlamentit të cilat janë të faktuara me 1000 fakte, se ato ligje i kanë shërbyer qindra mijëra shqiptarëve.

Ajo është një bandite shteti. Në qoftë se më thua mua për një njeri…pse e them këtë. Sepse ky njeri në mënyrën më të pakonceptueshme merr dosjen e gjykimit në gjykatë letrën e një padie civile midis Jamarbër Malltezit dhe Taulant Ballës dhe për të mos lejuar Jamarbër Malltezin të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, e mban 3 vjet dosjen që s’mund ta bënte. Po ta kishte burrë Taulant Ballën, s’mund ta bënte, po ta kishte të dashurin e vetë Taullant Ballën s’mund ta bënte.

Këtë nuk mund ta bëjë asnjë gjykatës, asnjë prokuror asnjë njeri. Marrëdhëniet e saj me Tualant Ballën i njeh e gjithë Shqipëria dhe unë i kam thënë motra biologjike. Kjo mund të bëhet vetëm në diktaturat më të errëta. Nuk ka President, Kryeministër, prokuror që mund t’ja rrëmbejë dosjen dhe të mos ja lejojë qytetarit”, u shpreh Sali Berisha.

bandite Berisha millonai
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.