Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si u abuzua 26-vjeçarja në hotel? Gentian Mullaj: Vajza është në mbrojtje nga policia, vazhdon hetimi për ngjarjen

22:11 / October 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gentian mullajj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

26-vjeçarja që u përdhunua në Vlorë është marrë në mbrojtje nga policia, tha zëdhënësi i policisë Gentian Mullaj, në një lidhje direkte këtë mbrëmje me “Top Story”. Ai shpjegoi kronologjinë e ngjarjes së rëndë, se si vajza u gjet e abuzuar dhe pa ndjenja në hollin e një hoteli.

“Policia ka marrë njoftim në orët e para të mëngjesit. Është ngritur menjëherë një grup hetimor. Rreth orës 21:00 të asaj mbrëmjeje dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim.

Të nesërmen, policia ka dhënë një njoftim të shkurtër për mediat.

Hetimet kanë vijuar më tej dhe mbrëmjen e datën 23 është identifikuar edhe personi i katërt, që ka qenë me ta dhe nxitur shtetasen të konsumojë drogën”.

Ndërkohë, gazetarja Dorjana Bezat u shpreh se në spitalin ku vajza u shtrua më pas, kanë ardhur të afërm të autorëve që e kanë detyruar të ndryshojë dëshminë.

Gentian Mullaj u përgjigj se nuk është në dijeni të këtij fakti, por “di që policia e Vlorës ka kryer të gjitha procedurat konform ligjit dhe vijon punën për gjetjen e dy personave në kërkim”.

Ndërsa moderatorja Grida Duma, ngriti pikëpyetjen se si munden pesë persona të hyjnë në një dhomë hoteli, pa kryer më parë asnjë procedurë, si për shembull mjetet e identifikimit.

“Ta siguroj që këto që thatë nuk janë jashtë dosjes hetimore. Duke marrë shkas nga ky rast dhe të tjera, po kryhen hetimet. Nuk dua të zbuloj detaje, por do të shikohet në ditët në vijim.

Me sa kam informacion, me vajzën po merret qendra Vatra, janë ofruar edhe organizata të tjerë. gjithçka është në koordinim me Policinë e Vlorës”, tha Mullaj.

abuzim gentian mullaj Perdhunimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.