Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha pret zv/presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar: Prioritet lufta ndaj korrupsionit

09:38 / October 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 10 27 093732
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, priti në një takim zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic. Në takim u diskutua për rolin e rëndësishëm që kjo organizatë luan në promovimin dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë dhe në botë. Basha e falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse.

“Lufta ndaj korrupsionit, i cili është pengesa më e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë për të ndërtuar jetën në vëndin e tyre dhe jo në emigrim, është dhe prioriteti kryesor i PD”, tha Basha.

Në këtë kuadër, Basha theksoi mbështetjen e PD për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta. “Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve”, tha kreu i PD.

Kryetari i PD i prezantoi edhe platformën për luftë kundër korrupsionit dhe për reformën zgjedhore, që iu jep qytetarëve shqiptarë mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre, lista te hapura, vetting për politikanët, votën e diasporës, presidentin nga populli, etj.

Duke folur për riorganizimin e PD, Basha tha se një vëmendje e veçantë po i kushtohet përfshirjes të sa më shumë grave dhe të rinjve, për trajnimin e të cilëve një kontribut të rëndësishëm po jep dhe IRI. Basha i prezantoi dhe projektin e Aleancës Qytetare për Demokracinë i cili sipas kryetari të PD është koalicioni për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët.

Basha Scott Mastic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.