Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden thirrje Iranin që të mos vërë në shënjestër trupat amerikane

10:09 / October 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
joe biden
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka dërguar një mesazh udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ku paralajmëron Teheranin që të mos vërë në shënjestër personelin amerikan në Lindjen e Mesme, tha Shtëpia e Bardhë të enjten pas një vale sulmesh ndaj forcave amerikane në rajon.

“U dërgua një mesazh i drejtpërdrejtë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby në një konferencë shtypi, por pa dhënë hollësi të mëtejshme. Mesazhi përbën një rast të rrallë që presidenti amerikan i drejtohet drejtpërdrejt udhëheqësit suprem të Iranit. Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Zyrtarët amerikanë po bëjnë përpjekje për të shmangur zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme pas sulmit të grupit militant Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor që shkaktoi vdekjen e të paktën 1400 personave, kryesisht civilë.

Rreth 900 trupa shtesë amerikane janë nisur drejt rajonit ose kanë mbërritur atje për të forcuar mbrojtjen ajrore për të mbrojtur personelin amerikan mes një vale në rritje të sulmeve nga grupet e lidhura me Iranin, tha Pentagoni duke shtuar se trupat amerikane janë sulmuar të paktën 12 herë në Irak dhe katër herë në Siri gjatë javës së kaluar.

Të mërkurën, zoti Biden tha se kishte paralajmëruar Ajatollahun se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin nëse forcat amerikane vazhdojnë të vihen në shënjestër, por nuk tha se në ç’mënyrë ishte dërguar ky mesazh./ VOA

joe biden
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.