Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VIDEO/ Gazetari e pyet për vrasjen e civilëve izraelitë, zyrtari i Hamasit ndërpret i inatosur intervistën

15:30 / October 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një zyrtar i lartë i Hamasit u largua papritur nga një intervistë për BBC kur reporteri e pyeti se si grupi militant e justifikonte vrasjen e familjeve izraelite ndërsa flinin në shtretërit e tyre. Rreth 1,400 izraelitë u vranë kur Hamasi nisi ofensivën më 7 tetor ndërsa mbi 200 persona u morën gjithashtu peng dhe mbeten në Gaza.

Korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Hugo Bachega, pyeti zëvendësministrin e Jashtëm të Hamasit në Gaza, Ghazi Hamad, se si e justifikonte sulmin. Hamad këmbënguli se udhëheqja e Hamasit nuk kishte dhënë “asnjë urdhër për të vrarë civilë”.

Kur u shtyp për faktin se qindra civilë u vranë gjatë të ashtuquajturit operacion ushtarak, ai tha se “zona ishte shumë e madhe, kishte shumë civilë atje dhe pati përleshje dhe konfrontime”.
Gazetari sqaroi se nuk është një konfrontim i thjeshtë kur ata hynë në shtëpitë e njerëzve. Hamadi më pas u përgjigj: “Mund t’ju them se nuk kishim asnjë qëllim apo vendim për të vrarë civilët.”

Gazetari vazhdon duke pyetur: “Si e justifikoni vrasjen e njerëzve ndërsa ata flenë? Si e justifikoni vrasjen e qindra njerëzve?’ Si përgjigje Hamadi nxjerr mikrofonin e tij, ngrihet nga karrigia dhe thotë: “Dua ta ndaloj këtë intervistë”. 

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.