Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Djalin ma vranë bandat e Sali Berishës”/ Akuza e nënës së “Dëshmorit të Atdheut” Oltjon Sulovari…

21:00 / October 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oltjon sulovari11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 27 tetor të vitit 1998 u vra në urën e Mifolit, Oltjon Sulovari. Një i ri nga Elbasani që ndihmoi forcat e policisë, por u qëllua për vdekje nga banda kriminale.

Në vitin 2003 Oltjon Sulovari është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. 

Sot pas 25 vitesh, nëna e tij, Lumturi Sulovari e kujton me dhimbje e lot në sy ngjarjen e kobshme.

“Ishim të gjithë në Greqi, kur e morëm vesh nga televizori. Erdhëm me shpresën se do e gjenim gjallë, por nuk mbijetoi. (qan) Bandat e Sali Berishës poshtë urës e vranë. Ndërhyrja e Shpejtë e Vlorës me djalin u vunë në ndjekje të bandave por e qëlluan. Djali nuk ishte polic, erdhi nga Greqia dy javë me leje, dhe atë ditë shkonte në Vlorë për punët e tija. E ndalon policia dhe i lutet që të hipin në makinën e tij. Ai ndihmoi policinë për të kapur bandat dhe u vra”

Ceremonia përkujtimore në nder të dëshmorit të atdheut, Oljton Sulovari u zhvillua në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Elbasanit, ku u vendosen kurora më lule. Më tej ceremonia vazhdoi në universitetin Aleksandër Xhuvani ku referoi, drejtori i Policisë së Elbasanit dhe Kryetarja e Shoqatës së Dëshmorëve.

Në vitin 1998, kur vendi ishte nën pushtetin e bandave policët u sulmuan nga dy persona të maskuar.  Të ndodhur pa makinë, ata ndaluan në rrugë Oltjon Sulovarin që udhëtonte nga Elbasani në Vlorë. 24-vjecari pranon të marrë në makinën e tij policët dhe vihet në ndjekje të banditëve, por mbetet pajete nga breshëria e plumbave.

Berisha deshmor oltjon sulovari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.