Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ministrja e Jashtme ruse: Ukraina ka sulmuar një depo të mbetjeve bërthamore

18:13 / October 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një dron ukrainas është përplasur me një ndërtesë që shërben si depo e mbetjeve bërthamore në centralin në Kursk në perëndim të Rusisë të enjten, duke shkaktuar dëme në muret e ndërtesës. Kështu tha Ministria e Jashtme ruse, duke u bërë thirrje qeverive të tjera të dënojnë Kievin. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse u tha se Ukraina duhet ta dijë që veprimet e saj mund të shkaktojnë një katastrofë bërthamore.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha qeverive që të dënojnë ashpër veprimet barbare të Kievit, të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe mund të çojnë në pasoja të pariparueshme”, tha zëdhënësja Maria Zakharova.

Një ditë më herët, Moska tha se kishte penguar një sulm me dron, ndërkaq dy agjenci të lajmeve raportuan se droni kishte shkaktuar dëme në fasadën e një depoje ku ruhen mbetjet bërthamore.

Zakharova tha se droni i mbushur me eksplozivë dëmtoi muret e ndërtesës ku ruhen mbetjet bërthamore, përderisa dy dronë të tjerë goditën ndërtesën administrative të kompleksit.

“Sipas të dhënave paraprake, dronët që u përdorën për të sulmuar centralin bërthamor, kishin komponentë që janë dhënë nga shtetet perëndimore”, tha ajo, duke shtuar se për sulme të tilla Kievi mund të ketë pasur lejen e aleatëve, apo edhe ka mundësi që aleatët e Kievit të kenë urdhëruar një sulm të tillë.

Centrali i Kurskut tha se pas sulmit, nivelet e rrezatimit janë normale dhe operacionet po zhvillohen normalisht.

Ukraina në përgjithësi nuk pranon apo mohon operacionet ushtarake brenda territorit të Rusisë, teksa lufta mes Moskës dhe Kievit është në muajin e 21-të.

Maria Zakharova sulm ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.