Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Ose ne ose të dashurën turke”: Prindërit shqiptarë në Gjermani godasin me thikë të birin

23:43 / May 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjermani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Mikesha e lindur në Turqi, nuk ishte e përshtatshme për djalin e tyre, prandaj ata vendosën për vdekjen e tij”, kështu thotë Prokuroria.Çifti shqiptar banues në Gjermani nuk kanë rënë dakord me të dashurën e re të djalit të tyre 20 vjeçar dhe kanë tentuar ta vrasin. Por, në fund kanë plagosur lehtë djalin e tyre.

Tani, prindërit janë ulur në bankën e të akuzuarve. Përpjekja për vrasje dhe lëndime të rrezikshme trupore, janë dy akuzat e ngritura nga prokuroria për Xhezmi A. 51 vjeç dhe gruan e tij Lefterie A., 46 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur më 4 nëntor të vitit të shkuar në Onckentraße në Frohnhausen. Babai thuhet se ka ndjekur me thikë kuzhine djalin e tij rreth orës 10 të darkës, por e ka qëlluar sipërfaqësisht.

Dy kushërinj të të rinjve thuhet se kanë ndërhyrë, duke penguar babain shqiptar, shkruan gazeta gjermane “Westdeutsche Allgemeine Zeitung”. Kur ata e liruan, burri ka kërcënuar me vdekje të birin. Krenaria kombëtare kundër turqve duket se është motivi shkruan gazeta, duke shtuar se nuk problem fetar por kombëtar. 20 vjeçarja është gjermane me rrënjë turke, ndërsa shqiptari është nga një fshat i banuar me shqiptarë në Maqedoni.

Refuzimi

Në fillim të vitit 2018, djali i ka prezantuar në shtëpi familjes të dashurën e tij të re. Fillimisht, marrëdhënia me prindërit me djalin kishte qenë e mirë, por më pas kishte ndryshuar rrënjësisht, shkruan gazeta gjermane. Më pas, ata i kërkuan djalit të tyre: “Ose lër atë, ose prindërit”. Djali vendosi të qëndronte me vajzën, ndërsa prindërit ndërmorën veprime të tjera

Babai e ka kërcënuar 20 vjeçaren me vrasje nëse nuk e linte djalin, ndërsa 20 vjeçari u godit në fytyrë me një mori çelësash. Një herë tjetër, babai kaloi me makinë pranë dy të rinjve që ishin gjithashtu me makinë. Aty e sulmoi me thikë pranë stacionit S-Bahn Frohnhausen.

Trupi gjykues ka planifikuar gjashtë seanca për të qartësuar rastin. Djezmi A., nuk thotë asgjë tani, ndërsa avokati i gruas thotë se ajo është e pafajshme.

Dashuren djalin turke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.