Një tjetër grua humb jetën nga dhuna e bashkëshortit. 31-vjeçarja Etleva Bodi që bashkëshorti tentoi ta mbyste dy ditë më parë në Itali, ka ndërruar jetë në spital, pasi po luftonte mes jetës dhe vdekjes. Ajo banuese prej kohësh në qytetin e Ligurisë, humbi jetën mbrëmjen e së dielës së 29 tetorit.
Ajo u mbyt nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi, një punëtor ndërtimi 41-vjeçar shqiptar, në dhomën e tyre të gjumit, në lagjen qendrore Villapiana. Çifti ka katër fëmijë të vegjël, të gjithë të mitur, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç.
Etleva po luftonte mes jetës dhe vdekjes në një shtrat spitali në San Paolo në Savona, në koma për rreth 48 orë. Të dielën në mbrëmje ajo u deklarua e vdekur.
