Seanca plenare e kësaj të hëne pasdite në Parlamentin e Shqipërisë, pritet që të jetë e nxehtë. Në faqen zyrtare të Kuvendit krahas njoftimit të seancës është publikuar dhe vendimi që ndalon 23 deputetët e përjashtuar të opozitës të jenë në seancë.
Vendimi sipas rregullores i ka shkuar edhe Gardës së Republikës që të marrë masa, por deputetët kanë lajmëruar se do të jenë të pranishëm. Dje kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi u ka dërguar një mesazh deputetëve të Rithemelimit, mbështetësve te tij që të jenë të pranishëm pasi pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili sipas tij parashikon përjashtimin e tyre për 11 ditë.
Në mesazh Bardhi u shkruan që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar “në grup në seancë”.
