Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Guida Studentore 2023, Veliaj: Abone falas për studentët! Karta mbulon gjysmën e tarifës së konviktit

11:52 / October 31, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 10 31 at 11.50.00
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë studentët që do të studiojnë në Tiranë, do të pajisen me një Guidë, e cila do t’u shërbejë për të njohur më mirë kryeqytetin dhe për t’u integruar më lehtë në jetën e tyre të re studentore. Guida Studentore 2023 u prezantua në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një event mirë se ardhjeje, jo vetëm për studentët e rinj, që vijnë për herë të parë në Tiranë, por edhe për studentët që tashmë jetojnë dhe studiojnë në kryeqytet.

Veliaj zbuloi se edhe këtë vit Karta e Studentit do të zgjerojë gamën e shërbimeve për studentët, por në të njëjtën kohë, do të mbulojë edhe gjysmën e shpenzimeve të akomodimit të tyre në konvikt dhe po ashtu abonenë falas, si për ata që studiojnë në universitetet publike, edhe për ata të rinj që zgjedhin institucionet private të arsimit të lartë.

“Karta e Studentit ofron sot, edhe për studentët e universiteteve jopublike, rreth 1600 shërbime, të cilat duam që të vazhdojnë të shtohen. Çdo kursim që mund të bëjmë me kartën është ideale, por kursimi më i madh është fakti që abonoja e autobusit është falas për të gjithë studentët e qytetit të Tiranës, që pajisen me Kartën e Studentit dhe në këmbim marrin udhëtimin falas për të gjithë kohën që janë studentë. Kjo është diçka që do vazhdojmë ta ofrojmë edhe këtë vit. Po ashtu, do vazhdojmë të paguajmë 50% të kostos së konviktit që drejton Bashkia e Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Më tej, ai tha se Tirana ka ndryshuar shumë në 8 vitet e fundit në mënyrën se si i trajton studentët që ndjekin universitetin në kryeqytet. “Tirana ka ndryshuar shumë si qytet. Në rrugët e saj shesh shumë turistë, këtu jetojnë njerëz me 144 shtetësi të ndryshme. Por, një nga gjërat që nuk kishte ndryshuar ishte trajtimi i studentëve. Edhe gjatë fushatës që lamë pas kishim njerëz që thoshin ‘jo po unë nuk jam i ardhur, nuk jam jabanxhi, pyesni lali Erin se ai është’. Unë jam lindur dhe rritur në Tiranë, por nuk do ta kisha fare problem, që ashtu si prindërit e mi, që lindën dhe u rritën në Berat dhe në Vlorë, të kisha lindur kudo tjetër, se kjo është një gjë që nuk e kam vendosur unë. Ajo që unë kam vendosur është të bashkëpunoj, të promovoj të rinjtë që e nisin si studentë, dhe jam krenar që jam pjesë e një familje politike, e cila një çuni dhe një goce nuk e pyet ‘nga je’, por e trajton me respektin dhe dinjitetin njerëzor, duke pranuar që fillimin ta kemi të gjithë njësoj. Pastaj, në finish, kush ecën më shpejt, kush është më i mirë, kush është më punëtori, bravo i qofte! Sot ky takim është një start i barabartë për të gjithë çunat dhe gocat, që kanë ardhur nga të gjitha cepat e Shqipërisë për t’u ndjerë edhe njëherë pjesë e një familje të madhe”, u shpreh ai.

“Guida Studentore 2023” synon të ofrojë informacione të rëndësishme, këshilla praktike dhe udhëzime për jetën studentore në Tiranë.

WhatsApp Image 2023 10 31 at 11.50.30
WhatsApp Image 2023 10 31 at 11.50.14
WhatsApp Image 2023 10 31 at 11.50.06
WhatsApp Image 2023 10 31 at 11.50.00

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.