Princesha Leonor u betua për Kushtetutën Carta Magna të Spanjës. Ajo dje mbushi 18-vjeçe, dhe u betua në një seancë solemne ku u zotua për besnikërinë e saj ndaj kushtetutës. Ceremonia u bojkotua nga ministrat e qeverisë republikane dhe deputetët nacianlistë katanalanas dhe baskë.
Leonor u shoqërua nga prindërit e saj, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia, motra e saj, Sofía dhe kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sánchez. Gjyshi i saj Juan Carlos, ish-mbreti i abdikuar, mungonte.
Premtimi i Leonores për besnikëri ndaj kushtetutës spanjolle erdhi 37 vjet pasi babai i saj bëri të njëjtin betim në ditëlindjen e tij të 18-të më 30 janar 1986. Felipe mori fronin në vitin 2014.


