Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sali Berisha: Greva e urisë është një opsion, deputetët nuk do largohen nga Parlamenti

12:18 / November 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
672 380 1698835560xsali berisha 0010 frame 14268 987
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha iu është përgjigjur interesit të gazetarëve se si do të vijojë rezistenca opozitare ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ai përsëriti se deputetët nuk do të largohen nga parlamenti, teksa tha se greva e urisë gjithashtu është një opsion i mundshëm.

“Një gjë ju siguroj ju dhe shqiptarëve që çdo opsion, përfshi grevën e urisë, është 100 përqind i mundshëm. Ne nuk e dorëzojmë Kushtetutën. Ne nga parlamenti nuk largohemi, por në parlament do mbrojmë të drejtat kushtetuese të deputetit, që janë njëkohësisht të drejta kushtetuese të gjithë atyre që kanë votuar opozitën”, tha ish-kryeministri.

Ai shtoi se opozitës po i mohohen të drejtat në parlament, teksa shtoi se mazhoranca nuk pranoi 31 nisma të saj, përfshirë këtu dhe ngritjen e komisioneve hetimore, të cilat sipas tij janë vetëm në interes të qytetarëve shqiptarë.

“Nëse bëni një rishikim të regjistrimeve, në mënyrë të përsëritur kam paralajmëruar zonjën se po shkatërron parlamentin duke shkelmuar Kushtetutën në mënyrë të përditshme. Pas një durimi të zgjatur të deputetëve të opozitë dhe përpjekjes për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në parlamenti ishte fiktive. Kur 600 mijë votues kishin zero përfaqësues në parlament, pasi përfaqësuesve të tyre iu mohohej e drejta. Opozita nuk kishte vota të miratonte votën e tyre, por trajtimi i tyre është detyrim kushtetues dhe kusht për një parlament pluralist. 31 iniciativa ligjore në emër të gjithë shqiptarëve, asnjë prej tyre Edi Rama nuk pranon të paraqiten në parlament dhe komisione. Kjo bëhet që qytetarët mos mësojnë për këto nisma të ndërmarra nga opozita”, tha mes të tjerash Sali Berisha.

Basha Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama dënon gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale, ndan mesazhin e zyrtarit amerikan: Nëse politika ka nevojë për gënjeshtra që të marrë frymë, ajo meriton të mbytet!

15:39 / September 7, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet, fondin e propozon ekzekutivi dhe e miraton legjislativi

12:22 / September 6, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.